Mirlind Daku nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në Poloni.
28-vjeçari po vuan dëmtimin te Rubin Kazan, për këtë i duhet të qëndrojë edhe rreth një muaj jashtë fushës së blertë.
Ky lajm është më i keqi i mundshëm, duke pasur parasysh që edhe Rey Manaj mungon. Dëmtimet janë serioze, për këtë nuk mund të japin kontributin e tyre.
Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me një situatë të vështirë sa i përket dëmtimeve, ndërsa në prag është ndeshja me Poloninë.
Qendra e sulmit po tradhton kuqezinjtë, ndërsa trajneri Silvinjo duhet të mendojë për zgjedhjet e duhura.
Armando Broja, Myrto Uzuni, Indrit Tuci dhe Taulant Seferi për momentin shfaqen si alternativa, që të kontribuojnë në qendër të sulmit. Seferi do e kishte një rikthim te Kombëtarja sepse ftesa për të mungoi në vitin 2025.
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu