Ikona e futbollit është afër që të fitojë lirinë e tij.
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është afër që të lirohet nga burgu në Paraguaj, transmeton lajmi.net.
Pasi kanë kaluar pesë muaj qëkur Ronaldinho është dënuar, duket se gjithçka po shkon tashmë në favor të brazilianit.
Prokuroria nuk ka gjetur evidenca të mjaftueshme për të vazhduar ndjekjen ndaj Ronaldinho, kështu që ai dhe vëllai i tij, Roberto Assis, do të lirohen nga gjoba dhe dënimi.
Ronaldinho ishte ndaluar me dyshimet se është futur në Paraguaj me një pasaportë të skaduar.
Përveç qëndrimit në burg, Ronaldinho ishte dënuar edhe me 76 mijë euro.
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...
Trazirë në Anfield: Tifozët e Liverpoolit marrin vendim radi...
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...