Pep Guardiola thotë se do të “flejë më mirë” tani, pasi Jurgen Klopp ka njoftuar për largim nga Liverpooli – derisa ka lënë të kuptohet se ai mund të vazhdojë kontratën e tij me Manchester Cityn.
Klopp njoftoi të premten se do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.
Liverpool e ka vendosur veten si konkurrent kryesor i Man Cityt gjatë kohës së gjermanit në Angli dhe Guardiola pranoi se do të jetë i më i qetë – teksa Kloppin e cilësoi si rivalin e tij më të madh.
“Do të fle më mirë”, tha ai, pas fitores 1-0 të Cityt ndaj Tottenhamit të premten.
“Ditët para se të luaja kundër Liverpoolit ishin pothuajse një makth. Sigurisht që ai do të mungojë. Unë u trondita, si të gjithë, nga lajmet. Ndjeva se një pjesë e Man City do të humbiste. Ne nuk mund ta përcaktojmë periudhën tonë këtu së bashku pa të dhe Liverpoolin; është e pamundur. Ata kanë qenë rivali ynë më i madh dhe personalisht ai ka qenë rivali im më i madh që kur ai ishte në [Borussia] Dortmund dhe unë në Bayern [Munich]”, shtoi spanjolli, raporton “ESPN”.
“Unë mendoj se Premierligës do t’i mungojë karizma e tij, personaliteti dhe mënyra se si luajnë ekipet e tij. I uroj atij gjithë të mirat”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës.
Duke folur të premten pas njoftimit për largim, Klopp tha se i kishte mbaruar energjia e nevojshme për të vazhduar si trajner i Liverpoolit.
Guardiola, megjithatë, tha se pas më shumë se shtatë vitesh në “Etihad Stadium”, ai ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij, e cila do të përfundojë në verën e vitit 2025.
Ai tha se beson se do të takohet përsëri me Kloppin në fushë, pavarësisht se Klopp tha se karriera e tij si trajner mund të ketë mbaruar.
“Ndoshta është një mendim që ai nuk do ta pranojë, por do të kthehet. E di. Ndoshta pas 10 vitesh, ai mund të ketë nevojë të rimbush energjinë e tij. Me personalitetin dhe energjinë e tij, ai do të kthehet. Kombëtarja, ekipet e tjera, nuk e di, por futbolli ka nevojë për personalitete si ai”, tha trajneri i “Qytetarëve”.
“Jam mirë. Unë dua ta bëj edhe një vit tjetër, dhe ndoshta të zgjasë [kontratën]. Jam mirë. Unë ende përpiqem t’ia dal”, deklaroi Guardiola. /Gazeta Express/
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...