Jose Mourinho ka zhvilluar një telefonatë direkte me Jadon Sancho, duke i prezantuar vizionin dhe projektin ambicioz që ka me Fenerbahçen, në përpjekje për ta bindur anësorin anglez që të transferohet në Stamboll.
Sipas raportimit të gazetarit, Ben Jacobs, Fenerbahçe është e gatshme të paraqesë një ofertë prej 15 milionë paund për Manchester United, për të siguruar shërbimet e Sanchos, shkruan Arbresh.info.
Napoli gjithashtu e ka Sanchon fort në radar dhe do të zhvillojë bisedime me kampin e tij këtë javë.
Sancho është i hapur për t’u bashkuar me kampionët e Serie A, të cilët kanë mundësitë financiare për të bërë një marrëveshje të shpejtë – që është edhe preferenca e qartë e Manchester United.
Manchester United në dy sezonet e fundit e ka huazuar 25-vjeçarin, ndërsa këtë vit synon ta shes kartonin e tij. Në sezonin 2023/24, Sancho u huazua tek Dortmundi, kurse edicionin e fundit ai luajti tek rivalët e Manchesterit, Chelsea./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...