Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, greku Christos Marmarinos, ia ka lënë lojtarëve meritat për fitoren ndaj Islandës. Kosova të enjten mbrëma në Prishtinë e mposhti Islandën me rezultatin 80:78, në hapje të paraeliminatoreve për Botërorin 2023.
“Basketbollistët e arritën fitoren, jo unë. U angazhuan dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment. Jam shumë krenar për lojtarët që patën një paraqitje të mirë. Ky është mesazh se duam të vazhdojmë me fitore. Kishim edhe telashe, Jones dhe Bunjaku u lënduan”, ka thënë Marmarinos në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Ne do të qëndrojmë së bashku dhe do të luftojmë së bashku. Dua të përgëzoj edhe Islandën për paraqitjen e mirë. Ky është vetëm fillimi, pasi na pret ndeshja me Luksemburgun dhe shpresoj që deri atëherë t’i përmirësojmë gabimet që patëm”, ka shtuar përzgjedhësi Marmarinos.
Erjon Kastrati ishte prej më të dalluarve te Kosova. Ai ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe. Palestra ishte thuajse e mbushur me shikues.
“Gjatë lojës kishim momente të mira, por edhe gabime. Megjithatë në fund të fundit e rëndësishme është vetëm fitorja dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Kastrati.
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...