Trajneri portugez, Jose Mourinho, pas fitores 1-2 ndaj Cagliarit, ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke darkuar në shkallët e stadiumit.
I pezulluar kundër Napolit, Mou komenton: ” Loja mbaroi… 3 pikë … Ushqim i mirë (nuk mund të shkoj në dhomat e zhveshjes) dhe një fëmijë tjetër,” tha ai duke iu referuar futbollistit të akademisë, i cili debutoi dje me ekipin e parë.
Rikthimi në Cagliari duket se i qetësoi pak ujërat trajnerit , i cili donte të vinte humor në një javë shumë të vështirë në klub. Humbja poshtëruese e Romës ndaj Bodo Glimt, në të cilën portugezi pësoi humbjen më të madhe në karrierë, ka lënë pasoja për klubin e kryeqytetit italian.
Gonzalo Villar, Borja Mayoral, Reynolds, Diawara dhe Kumbulla janë të “dënuarit” e trajnerit portugez pas katastrofës , të cilët i ka lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit.

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend