Polissya Zhytomyr ka finalizuar edhe transferimin e mbrojtësit të Kolos dhe lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi.
Kjo lëvizje është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të klubit ukrainas në tregun e transferimeve për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi sot gjatë ditës prezantoi Lindon Emërllahun.
Sipas raportimeve të mediumit ukrainas sport.ua ,prezantimi i lojtarit do të bëhet së shpejti, ndoshta gjatë natës së Vitit të Ri.
Ana financiare e marrëveshjes ende nuk është zbuluar, megjithatë më parë mediat raportuan një shifër rreth 2 milionë eurosh.
Transfermarkt e vlerëson Krasniqin me 1 milion euro. Ai iu bashkua Kolos në verën e vitit 2024 dhe kishte kontratë deri në verën e vitit 2027.
Në sezonin 2025/26, Krasniqi luajti 14 ndeshje në UPL, duke shënuar një gol.
Krasniqi ka 17 paraqitje me ekipin kombëtar të Kosovës dhe vazhdon të jetë një lojtar aktiv i ekipi tone që po lufton për play-off.
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...