Futbollisti anglez i Manchester United, Marcus Rashford nuk është duke kaluar aspak në moment të mirë tek klubi i tij.
Madje ai nuk ishte i ftuar as më disa ndeshje të këtij sezoni nga trajneri Ruben Amorim, shkruan Arbresh.info.
Kjo ka bërë që futbollisti të mendoj largimin nga “Djajtë e Kuq”, teksa menjëherë pas këtij lajmi dy klube u interesuan për shërbimet e tij, Juventusi dhe Milani.
Ndërsa gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se edhe Dortmundi ka shqyrtuar mundësitë për nënshkrimin e yllit anglez në formë huazimi.
Dortmundi ka një ide për një marrëveshjeje huazimi, pasi 27-vjeçari mund të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të dimrit”, ka bërë të ditur “TheAthletic”.
?⚫️? Borussia Dortmund exploring deal to sign Marcus #Rashford. Confirmed after @TheAthletic. #BVB have the idea of a loan deal as the 27 y/o can leave Manchester United in winter transfer window as revealed. #MUFC
The chances of a #BVB success are currently considered low.… pic.twitter.com/xwAzWD4sOZ
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 7, 2025
Mirëpo aktualisht shanset për një kalim të Rashfordit tek gjiganti gjerman, konsiderohen të ulëta.
Përfaqësuesi i Anglisë është pjesë e Manchester United që nga viti 2015 kur ka debutuar me klubin e tij të fëmijërisë./Arbresh.info
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...