Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” janë kujdesur ta ngritin moralin e futbollistëve pas barazimit ndaj Andorrës të martën mbrëma në Prishtinë.
Kosova nuk arriti ta shfrytëzoj terrenin vendas pasi barazoi 1-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës në takimin e vlefshëm për Grupin I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”..
Tifozët e Kosovës, “Dardanët” janë përkujdesur ta ngritin moralin e ekipit duke thënë se ka beteja tjera për të fituar ndaj nuk duhet të demoralizohemi.
“Nuk duhet të demoralizohemi. Ka beteja tjera për t’u fituar”, shkruan në postimin e Dardanëve në Facebook.
Kujtojmë se, Kosova luan ndeshjen e radhës të Grupit I në shtëpi ndaj Rumanisë, më 6 qershor. /Arbresh.info/
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...