Barcelona barazoi mbrëmë 2-2 ndaj Barcelonës në derbin që u zhvilluar në kuadër të javës së 33-të në La Liga.
Skuadra katalunase kishte nevojë për tri pikë, për të qëndruar në garë më të afërt me Real Madridin për titull, mirëpo ani janë një pikë mbrapa tyre. (70/71).
Pas ndeshjes, trajneri Quique Setien ka thënë se Barcelonës po i rrëshqet titullit i La Ligës dhe ata duhet të jenë më të fokusuar në ndeshjet e mbetura.
Barcelona vs Atletico Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
“Është një turp. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ne. Po shkojmë dalëngadalë larg nga titulli, por duhet të punojmë”, ka thënë ai.
“A jam i kënaqur me lojë? Të them se po, nuk është lehtë të luash kundër Atletico Madridit. Ata janë të disiplinuar dhe të fortë fizikisht. Defenzivisht gjithashtu. Por, jam i lumtur me lojtarët e mi”, ka shtuar më tej strategu i katalunasëve.
Setien sërish la jashtë formacionit startues Antoine Griezmannin, duke e futur atë në minutat e fundit të takimit në vend të Arturo Vidalit, e që tha se nuk është e lehtë të gjesh vend për lojtar dhe të mos destabilizohet skuadra. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...