Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Toulouse në kuadër të javës së 12-të në Ligue 1.
Kërcënimi i parë serioz nga PSG-ja erdhi në minutën e 22-të përmes Warren Zaire-Emery, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Restes.
Goli i fitores për kampionin francez erdhi në minutën e 35-të me anë të Joao Neves i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.
PSG-ja në fakt e shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë i cili u anulua për pozicion jashtë loje.
Ishte Marcos Asensio ai i cili në minutën e 55-të mendoi se kishte shënuar për 2-0, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.
Rasti i vetëm në këtë ndeshje për mysafirët erdhi në minutën e 72-të me anë të Shavy Babicka i cili për fat të mirë të parisienëve gjuajti mbi portë.
Për të shuar përfundimisht dilemën për fituesin e këtij takimi u përkujdes Lucas Beraldo i cili shënoi për 2-0 në minutën e 84-të.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit PSG-ja shënoi edhe një herë tjetër, këtë herë me Vitinhan që realizoi për 3-0.
Me këtë fitore PSG-ja shkon në kuotën e 32 pikëve, gjashtë më shumë se Monaco në vendin e dytë me 26 sosh./Telegrafi/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...