Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici konfirmoi se ka diskutime fillestare me Paulo Dybalan për të zgjatur kontratën e tij.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur rreth bisedimeve të drejtuesve të Juventusit me yllit argjentinas, Dybala për rinovimin e kontratës.
Mediat italiane raportuan se sulmuesi argjentinas kërkon 10 milionë euro pagë vjetore për të rinovuar kontratën dhe palët po diskutojnë për një rinovim deri më 2025.
Bisedimet me Dybalan për rinovimin e kontratës i ka konfirmuar tashmë edhe drejtori sportiv i Bianconerëve, Paratici.

“Ai është një lojtar fundamental, numri 10 i Juventusit. Ne e dimë se çfarë përfaqëson ai për ne dhe vlerën e tij”, ka thënë fillimisht Paratici për DAZN.
“Tashmë kemi pasur disa diskutime fillestare përpara janarit, kemi rënë dakord të bisedojmë afër fundit të sezonit, por pasi e kemi thënë këtë, ne kemi një skuadër të madhe me një konkurrencë të madhe për vendet”, përfundoi italiani.
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...
Labi i mërzitur, merr pjesë në varrimin e gjyshit të tij
Greqia përgatitet për mot katastrofik, mbyllen shkollat në A...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet