Klubi i Feronikelit ka marr vendim që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së të enjtes, mes tyre dhe Llapit, të dërgohen në Shqipëri si ndihmë sado e vogël për të dëmtuarit nga tërmeti.
Shqipërinë e ka goditur tërmeti të martën në magjes, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 30.
“Gjendja në Shqipëri duket ende e rëndë dhe si klub nuk mund të rrinim duarkryq, në raport me vëllezërit tanë atje”.
“KF Feronikeli gjithashtu do të nxjerrë në shitje numër më të madh të biletave të enjten, në rast që dikush dëshiron të blejë dy apo më shumë, që të ndihmojë Shqipërinë në këtë kohë të vështirë”.
“Lusim tifozët që të jenë të pranishëm në stadium në numër sa më të madh, ta përkrahin klubin e zemrës, e me këtë të dhurojnë ndihmë edhe në zonat e prekura nga tërmeti”.
“Ndeshja ndaj Llapit luhet të enjten, me fillim prej orës 12:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas”, shkruhet në komnuikatën e klubit.
http://feronikelifc.com/parate-nga-biletat-e-ndeshjes-se-neserme-shkojne-per-te-demtuarit-e-termetit-ne-shqiperi/?fbclid=IwAR24G75vKJo7XyW1CpFiTm2b84BLv1nLjnH5JaH83zQm90KDQHQp4i4REYg
Rama në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut: Rilindje e nj...
Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard...
Pas dy fitoreve radhazi, Vëllaznimi mposhtet në Gjakovë nga ...
Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drej...
Fitore në stilin kampion, Trepça arrin të triumfoj me rikthi...
KFOR-i dhuron pajisje për Departamentin e Zjarrfikësve të Pr...