Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka paralajmëruar se gjiganti katalunas nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarin e tyre të ardhshëm në Ligë të Kampionëve.
Pas hedhjes së shortit, skuadra e Ernesto Valverde do të përballet me Olympique Lyonin në kuadër të xhiros së 1/8-të në kompeticionin e dytë më të madh në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
“Lyoni nuk ishte skuadra më e fortë e mundshme, por është e komplikuar”, ka thënë Messi.
“Ata ishin baras kur luajtën kundër Manchester Cityt, ata janë një skuadër e vështirë për të avancuar kundër tyre”
“Është një kohë e gjatë, shumë gjëra mund të ndodhin nga tani e deri në shkurt”
“Nuk e di se si do të jetë, se si do të shkojnë gjërat, por ne e dimë se do të jetë një ndeshje e komplikuar”
Ndeshja e parë mes dy skuadrave zhvillohet më 19 shkurt./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...