Google ADS

Para UEFA-s, Rubin Kazani merr vendimin për Mirlind Dakun

13:04 | 22 Qershor 2024
K.B

Përmes një komunikate zyrtare, klubi i Rubin Kazan ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për sulmuesin Mirlind Daku.

Klubi ka njoftuar se pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do të aplikohen sanksione disiplinore dhe financiare, shkruan Klankosova.tv

Derisa shtojnë se një bisedë shpjeguese do të mbahet gjithashtu me lojtarin në klub, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.

“Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë. Klubi jonë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi apo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore”, shkruhet në komunikatë.

Mirlind Daku është në pritje të vendimit të UEFA-s për shkak të thirrjeve që bëri me tifozët në fund të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Shpërndaje në rrjete sociale