Kosova luan sonte ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionat Botëror ndaj Zvicrës, ku tashmë ka siguruar play-offin.
Ndërkohë zviceranëve u mjafton edhe një humbje deri në pesë gola sonte në Prishtinë që ta sigurojnë edhe matematikisht Botërorin, shkruan Arbresh.info.
Para kësaj ndeshje, klubi i tre yjeve dardan Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, Hoffenheimi ka bërë një postim të vecantë.
Faqja zyrtare e klubit gjerman në Facebook u ka uruar fat treshes, ani pse dy prej tyre nuk do të luajnë sonte.
Avdullahu e Hajdari janë lënë jashtë listës nga Foda shkaku që një karton sonte, do t’i suspendonte për ndeshjen e rëndësishme të marsit.
Ndërkohë, sulmuesi Fisnik Asllani i cili është autor i dy golave në dy ndeshjet e fundit të kombëtares pritet të jetë nga minuta e parë edhe sonte.
Takimi nis nga ora 20:45./Arbresh.info
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...