Juventus do të ketë ndeshjen e sezonit në mesjavën e ardhshme, kur do ta luaj ndeshjen e dytë kundër Atletico Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë, ‘zonja e vjetër’ kishte pësuar me rezultatin 2:0 në udhëtimin në Madrid, dhe tani synon përmbysjen në ndeshjen e kthimit.
Para kësaj ndeshje, Juve do ta luaj edhe një ndeshje në Serie A, kundër Udinese, ndeshje në të cilën Allegri ka vendosur ta pushojë Cristiano Ronaldon.
“Ronaldo është mirë, por ai nuk do të luaj, ai do të jetë në bankën rezervë” ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.
Allegri e di se do të ketë punë shumë, shumë të vështirë, pasur parasysh stilin e lojës së Atletico Madrid.
Juventus janë 16 pikë përpara vendit të dytë në Serie A, gjë që i jep luksin për të pushuar yllin portugez.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...