Ka përfunduar në barazim ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të mira, derisa në fund ndeshja përfundojë me rezultat të barabartë 1 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Endrit Krasniqi në minutën e gjashtë pas një kundërsulmi të shpejtë zhbllokoi shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë, si vendasit ashtu edhe mysafirët kishin mundësi të mira, ndërsa ishte Astrit Fazliu që në minutën e 80-të ia fitojë një pikë skuadrës nga Gjilani.
Pas kësaj ndeshje, Drita mban kreun me 65 pikë, shtatë më shumë se Prishtina, e cila renditët në pozitën e katër në tabelë.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina është mysafirë i Ballkanit, derisa Drita takohet me rivalin lokal, Gjilanin./arbresh.info.
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...