Chrsitan Panucci ka dhënë vlerësimin e tij për punën e Santiago Solarit te Real Madrid.
Trajneri i Shqipërisë dhe ish-mbrojtësi i Real Madridit, Christian Panucci, ka thënë se ai beson në punën e Snatiago Solarit.
Madje, ai ka shtuar se trajneri argjentinas mund ta arrijë suksesin e Zinedine Zidanes, duke fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve.
“Zidane ka fituar tre Liga të Kampionëve! Kur ju bëni këtë, ju duhet të jeni të mirë. Shpresoj Solari ta bëjë atë, dhe të fitojë aq sa Zizou”, tha Panucci për ‘Goal.com.
“Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin sesa Romën apo Shqipërinë.
“Ai ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021. Ai duhet të marrë shansin, sepse është një mundësi e mrekullueshme.
“Ne kemi parë tashmë atë që Zizou bëri me një skuadër të vërtetë të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në atë rast sesa nëse keni lojtarë mesatarë”, ka shtuar më tej trajneri Italian që aktualisht është në krye të Kombëtares së Shqipërisë.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...