Legjenda çeke e futbollit, Antonín Panenka, ka folur për përballjen mes Sllovakisë dhe Kosovës në barazhin për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se “Dardanët” nuk duhet të nënvlerësohen.
Sllovakia do ta presë Kosovën më 26 mars në Bratislavë, në stadiumin Tehelné pole, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikim. Interesimi i tifozëve është i madh dhe pritet një atmosferë e zjarrtë në tribuna.
Megjithëse Kosova është njohur zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA vetëm në vitin 2016, kombëtarja ka bërë përparim të madh vitet e fundit.
Nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, Kosova pati paraqitje solide në kualifikimet e fundit, duke grumbulluar 11 pikë në grup me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë, ku regjistroi tri fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.
Panenka paralajmëron se cilësia e Kosovës shpesh neglizhohet:
“Shumë njerëz e nënvlerësojnë Kosovën, por ekipet ballkanike kanë lojtarë shumë cilësorë. Janë luftarakë dhe shumë prej tyre luajnë në liga të mëdha evropiane. Nuk do të jetë aspak kundërshtar i lehtë.”
Kosova në këtë ndeshje do të jetë pa kapitenin Amir Rrahmani, si dhe pa mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari, por pavarësisht mungesave, skuadra mbetet e rrezikshme.
Nga ana tjetër, Panenka vlerësoi edhe forcën e Sllovakisë:
“Edhe Sllovakia ka shumë futbollistë cilësorë që luajnë jashtë vendit. Madje mendoj se është një ekip më ‘futbollistik’ krahasuar me Çekinë.”
Ai theksoi gjithashtu se faktori fushë mund të jetë me dy anë për vendasit:
“Është avantazh të luash në shtëpi, por edhe presioni nga tifozët mund të ndikojë. Lojtarët duhet ta tregojnë në fushë se e ndiejnë mbështetjen, sepse kjo ndonjëherë bëhet e vështirë për t’u përballuar.”
Sllovakia ka nisur grumbullimin më 22 mars nën drejtimin e trajnerit Francesco Calzona, ndërsa po përgatitet për këtë përballje vendimtare. Fituesi i kësaj përballje luan në finalen e play-offit me fituesin e çiftit Turqi – Rumani më 31 mars./Arbresh.info
28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haxhiu: Familja Haradina...
Abdixhiku: Liria jonë s’ishte rastësi, 24 marsi të jetë datë...
Blerim Sallahu: Shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur...
Mbrojtja e Thaçit kërkon që të urdhërohet Prokuroria të mos ...
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi / ...
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...