Helikopteri i pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar jashtë stadiumit King Power mbrëmjen e kaluar.
Pamje tronditëse nga incidenti janë zbuluar që nga mëngjesi i sotëm (e diele), transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Incidenti tragjik në Leicester, mësohen të pranishmit në bordin e helikopterit
Zotëri Srivaddhanaprabha mësohet të ketë qenë në helikopterin që u largua nga fusha e stadiumit King Power rreth orës 21:30 mbrëmjen e së shtunës.
Leicester City barazoi 1 me 1 në takimin e zhvilluar si nikoqir kundër West Hamit në kuadër të xhiros së dhjetë të Premierë Ligës.
Klubi ende nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë në lidhje me incidentin, por zyrtarët e klubit kanë arritur për një takim.
Foto të zonës së përplasjes tashmë janë shfaqur, transmeton portali arbresh.info.
Një mbulojë shihet qartë se është duke mbuluar një pjesë të helikopterit.
Hapësira e parkingut të makinave ku ka rënë helikopteri tashmë është rrethuar.
Claudo Puel ka folur për një radio stacion francez rreth këtij incidenti.
“Është një tragjedi për klubin”, ka thënë ai.
“Të gjitha ngushëllimet e mia janë me viktimat dhe familjarët e tyre dhe dua t’i njoftoj njerëzit që janë të shqetësuar me gjendjen time se unë jam i merakosur, por jam mirë”

Shërbimet e emergjencës vazhdojnë ende të jenë të pranishme./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...