Ruben Amorim u dëgjua duke shprehur hapur frustrimin e tij ndaj njërit prej lojtarëve të Manchester United gjatë barazimit dramatik 4-4 kundër Bournemouth, të hënën mbrëma në Old Trafford.
“Djajtë e Kuq” kaluan tri herë në epërsi, por në fund u detyruan të kënaqeshin me vetëm një pikë pas një ndeshjeje kaotike. Ishte një tjetër rast kur skuadra e Amorimit la pikë në shtëpi, pas humbjes 1-0 ndaj Evertonit me 10 lojtarë dhe barazimit 1-1 me West Ham pas një goli të vonshëm.
Pamje të reja pranë stolit të United kanë zbuluar nervozizmin e trajnerit portugez gjatë ndeshjes.
Amorim u dëgjua duke u bërtitur anëtarëve të stafit në portugalisht.
“Topi ka ikur prej gjysmë ore, çfarë po bën Leny?”
Nuk është e qartë se në cilin moment të ndeshjes është regjistruar klipi, por Leny Yoro u zëvendësua në minutën e 69-të nga Lisandro Martinez.
Në atë moment, United ishte në disavantazh 3-2, përpara se golat e Bruno Fernandes dhe Matheus Cunha ta kthenin rezultatin në 4-3 për vendasit.
Megjithatë, shpresa për tri pikë u shua në minutën e 84-t, kur Eli Junior Kroupi realizoi golin e barazimit, duke vulosur një përballje spektakolare 4-4.
United u rreshtua me skemën e zakonshme me pesë mbrojtës, por forma ndryshonte kur skuadra ishte pa top. Kjo bëri që Yoro të zhvendosej në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Ayden Heaven dhe Luke Shaw në qendër, ndërsa Diogo Dalot në krahun e majtë.
What was Ruben Amorim saying here.🤔 pic.twitter.com/dUrWl7uFmK
— Kev 屮 (@UtdKev8) December 16, 2025
Pas ndeshjes, Amorim pranoi se skuadra e tij kishte “humbur dy pikë” ndaj Bournemouth. Ai u shpreh i zhgënjyer për mungesën e konkretizimit në pjesën e parë dhe për dështimin për ta mbyllur ndeshjen në të dytën.
“Është vërtet zhgënjyese, jemi shumë të zhgënjyer. Një ndeshje e çmendur. Mund të duket sikur i humbëm dy pikët në pjesën e dytë, por mendoj se i humbëm në pjesën e parë. Dominuam dhe krijuam shumë raste, duhej të shkonim në pushim me rezultat tjetër”, tha Amorim.
Ai shtoi se skuadra reagoi mirë pas golave të pësuar, por theksoi se në fund mungoi qetësia për ta mbyllur ndeshjen.
“Kur ke një rivënie anësore në zotërimin tënd, duhet qetësi për ta mbyllur lojën. Në fund, ishte një ndeshje argëtuese për tifozët, por rezultati duhej të ishte ndryshe”./Arbresh.info
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...
Tuchel votoi dy lojtarë të Anglisë në çmimin “The Best” të F...
Rama publikon pamje nga punimet për sheshin “Isa Bolet...
Ish-drejtori i morgut të Harvardit dënohet me 8 vjet burg pë...
Do të tentohet të sigurohet dëshmia e një dëshmitari përmes ...
Eskalon debati mes Labit dhe Fjollës: Shko shërohu, merri qe...