Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë rikthyer, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitjen e parë të këtij viti.
Ata, në këtë grumbullim janë pritur nga përzgjedhësi i ri, Alain Giresse, i cili disa orë më herët e kishte mbajtur konferencën për media dhe këtë grumbullim dhe dy miqësoret e këtij muaji i kishte vlerësuar si mundësi njohje me lojtarët dhe përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fillim të qershorit, përcjell arbresh.info.
E në stërvitjen e sotme në dispozicion të Giresse dhe stafit të tij ishin 13 futbollistë: Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Blendi Idrizi, Betim Fazliji, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani dhe Astrit Selmani, derisa pjesa tjetër e futbollistëve që arritën më vonë në Kosovë, punuan në ushtrime fitnesi në hotel.
Stërvitja e sotme ishte pa ngarkesa, me vrapim të lehtë dhe më lojë me top në hapësirë të vogël.
Kosova ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji e luan kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pesë ditë më vonë do të përballet me Zvicrën, në Cyrih. Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 16:00.

Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...