Gjendja aktuale e stadiumit të Real Madridit, Santiago Bernabeut, i ka lënë shumë tifozë në rrjete sociale të befasuar, përderisa aty po punohet për rinovimin që e ka planifikuar klubi madrilen.
Stadiumi i Real Madridit është njëri ndër stadiumet më të famshëm në botë. Ai tani është duke u rinovuar dhe pamjet që kanë dalë nga stadiumi kanë qenë po aq mbresëlënëse për tifozët, sa janë kur stadiumi është i mbushur me tifozë gjatë ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.
Presidenti Florentino Perez e ka planifikuar një rinovim të madh të Santiago Bernabeut, që së shpejti do të ndërrojë plotësisht pamje edhe për nga pamja e jashtme. Për t’i filluar rinovim, Perez e ka shfrytëzuar pauzën e detyruar shkaku i koronavirusit dhe tashmë puna në stadium ka filluar.
Edhe pse për momentin në fushën e stadiumit shihet vetëm rërë dhe baltë, së shpejti ajo do të zëvendësohet me njërën ndër fushat më revolucionare në fushën e futbollit.
Fusha që do të vendoset në stadium do të jetë e e palosshme dhe mund të hiqet nga vendi dhe të vendoset sërish brenda vetëm pak minutave.
I gjithë ky projekt në stadiumin e Los Blancos pritet të përfundohet deri në tetor të këtij viti. Ndërkohë, skuadra do të duhet të luajë në stadiumin Alfredo di Stefano.
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...