Boksieri i famshëm filipinas, Manny Pacquiao, ka njoftuar se do të kandidojë për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 në vendin e tij.
Pacquiao, 42 vjeç, i cili është boksieri i vetëm që është bërë kampion bote në tetë pesha të ndryshme, ka vendosur të hapë një faqe të re në jetën e tij politike, të cilën e nisi në vitin 2010.
Pacquiao u nominua nga një grup në partinë në pushtet PDP-Laban si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Në fjalimin e tij në parlament pas nominimit, boksieri filipinas tha: “Unë gjithmonë do të mbetem luftëtar brenda dhe jashtë ringut. E pranoj kandidaturën për president të Filipineve”.
Partia PDP-Laban njoftoi javën e kaluar se do të nominojë Presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte, i cili kohët e fundit është akuzuar për korrupsion nga bashkësia ndërkombëtare, për nënpresident në zgjedhjet e ardhshme. Një grup tjetër brenda partisë propozoi zëvendësin e Dutertes, senatorin Christopher “Bong” Go, si kandidat për presidencën, por Go e refuzoi atë.
Pacquiao, i cili një kohë ishte një nga sportistët më të paguar në botë, u zgjodh anëtar i parlamentit nga provinca e tij e lindjes Sarangani në zgjedhjet e vitit 2010 dhe 2013. Pacquiao, i cili ka fituar 62 nga 72 ndeshje në karrierën e tij të boksit, hyri në Senat në maj të vitit 2016. /AA/
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...