Kombëtarja e Kosovës U21 po luan baras me rezultat 0-0 pas pjesës së parë me Rumaninë U21, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Euro 2027.
Vendasit ishin më të mirë gjatë pjesës së parë, por gardiani dardan ishte shpëtimtar i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Brenda 13 minutave të para rumunët patën tri raste të mira shënimi, por Sheji ishte në vend.
Kosova mundësinë më të mirë e pati në minutën e 14-të me Muçaj, por goditja e tij shkoi jashtë.
Edhe në minutën e 35-të, portieri dardan Sheji shpëtoi skuadrën pasi mbrojtja ra nga loja.
Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë do të ndryshoi tek Dardanët e rinj. Kjo është ndeshja e parë kualifikuese për Evropianin e vitit 2027./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër