Është mbyllur 0-0 pas 90 minutave sfida e fundit e 1/8 së finales mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Sfida shkon në shtesa.
Takimi nisi më mirë për kolumbianët kur patën një mundësi të mirë shënimi me Puertan por goditja e tij u ndal nga portieri Kobel, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, rast të mirë pati edhe Zvicra në minutën e 30-të me Fabian Rieder, por edhe në anën tjetër Vargas bëri një pritje të shkëlyqer.
Reider rrezikoi edhe në minutën e 53-të, por sërish Vargas ishte në vend.
Dy kombëtaret ishin të kujdesshme gjatë 90 minutave, dhe ruheshin që të mos gabojnë në mesfushë duke mos u lëshuar shumë përpara.
Zvicra pati një mundësi të mirë shënimi me Dan Ndoye në minutën e parë të shtesës por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Raste tjera nuk pati dhe fati i fituesit do të vendoset pas vazhdimeve. Nëse jo as pas 120 minutave ndeshja do të shkoj në penallti./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...