Ka përfunduar me barazim 0-0 ndeshja e vetme e ditës së sotme në Ipko Superligë mes Flamurtarit dhe Drenicës.
Ndeshja filloi qetë me dy skuadrat që luanin kujdesshëm në mesfushë.
Por pjesa e parë i takoi mysafirëve të cilët dominuan me raste.
Armend Abazi kishte dy raste të mira shënimi, ndërsa dy të tjera Qemail Elshani, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me rezultat të barabartë 0-0.
Drenica ka mundur të shënoj gol në minutën e 48, por goditja e tij u devijua nga mbrojtja vendase.
Dy minuta më vonë Bruqi i vendasve gjuajti bukur, por edhe më mirë intervenoi Imeri që shpëtoi Drenicën.
Flamurtari u këndell në pjesën e dytë dhe tentuan të shënonin me Stullqakun e Krasniqin, por pa sukses.
Kësisoj dy skuadrat në fund u desh të pajtohen me barazim pa gola 0-0.
Flamurtari mbetet në pozitën e 10 në tabelë me 10 pikë, derisa Drenica është tri pozita më lart me 11 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme skuadra kryeqyteyase Flamurtari do të luaj në udhëtim te Ballkani.
Në anën tjetër Drenica do të jetë nikoqire e Dukagjinit të Klinës në Skenderaj.
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...
Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kë...
“Pesë vite histori” – Prindon Sadriu reagon pas përfundimit ...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...