PSV dhe Dortmund kanë barazuar me rezultat 1-1, në sfidën e parë të rrethit të 1/8 së finales në kuadër të Champions League.
Ishte Dortmundi që krijoi epërsinë përmes Malenit në minutën e 24-të, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Ndërsa PSV në pjesën e dytë krijoi lojë më të mirë se në atë të parën.
Në minutën e 56-të, holandezët përfituan një penallti, që në gol e konkretizoi De Jong.
Deri në fund gola nuk pati dhe fati i kësaj ndeshje do të vendoset në ndeshjet e kthimit në “Signal Iduna Park” të Dormundit.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 13 mars./Arbresh.info/
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës