Mesut Ozil thotë se kurrë nuk do të pendohet pse iu bashkua Arsenalit, klubit me të cilin i prishi marrëdhëniet dhe nga i cili pritet të largohet së shpejti.
Ozil iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në verën e vitit 2013, për një shumë prej rreth 45 milionë euro.
Ai u tregua menjëherë i suksesshëm në Londrën veriore, duke i ndihmuar klubit ta fitojë FA Cup tri herë dhe Community Shield një herë. Në edicionin 2015/16, ai u zgjidh lojtari i sezonit.
Megjithatë, në vitet e fundit, roli i Ozilit është shkatërruar deri në pikë saqë trajneri Mikel Arteta e ka përjashtuar nga lista e skuadrës së tij në çdo garë këtë sezon.
I pyetur nëse e ka shijuar kohën në Arsenal, Ozil u përgjigj: “Natyrisht. Ka pasur ngritje dhe ulje deri tani, por në përgjithësi nuk pendohem kurrë që iu bashkova Arsenalit.” /Gazeta Express/
Mbante dy armë zjarri, pranga 19-vjeçarit në Shkodër
“Nxënës problematik” – studentja shqiptare në Graz jep detaj...
Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë
Sulmet ruse me dronë në Harkiv vrasin 2 njerëz
Nis asfaltimi i rrugës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë – qarku...
Los Angeles vendos “orë policore” në qendër të qytetit, ndër...