Gjiganti në Premierë Ligë, Arsenali mund të siguroj qëndrimin e Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez në klub përtej verës vetëm nëse ata janë të gatshëm të paguajnë të dy yjet rreth 300.000 në javë.
Negociatat e dyshes për kontratë kanë ngecur që nga fillimi i vitit i ri, por duket që Ozil ka ndërmend të qëndroj në ‘Emirates’ edhe sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në disa raporte nga mediat angleze, klubi londinez dëshiron t’i ofroj marrëveshje afatgjate të dy futbollistëve, por ata kanë kërkuar pagë madhështore prej 300 mijë funtave në javë, aq sa paguhet edhe Paul Pogba i Manchester United, i cili është lojtari më i paguar në Premierë Ligë.
Ozil ka dështuar për të përsëritur formën e sezonit të kaluar duke shënuar shtatë gola dhe duke krijuar vetëm tetë asistime. Nga ana tjetër, Sanchez ka shkëlqyer duke shfaqur formën e tij më të mirë deri nga në Arsenal.
Sulmuesi kilian ka qenë i përfshirë në gjithsej 35 gola/asistime deri tani./arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në ...
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...