Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar se është e pamundur për të zgjedhur ndërmjet Alexis Sanchezit dhe Mesut Ozil Ozilit sa i përket kualitetit.
Xhaka, i cili është transferuar te gjiganti londinez gjatë verës së kaluar, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të tilla duke mos shqetësuar njërin nga bashkëlojtarët e tij, transmeton portali arbresh.info. Sanchez dhe Ozil nuk kanë vazhduar ende kontratë e tyre me “Topçinjtë”, por reprezentuesi shqiptar i Zvicrës dëshiron që dyshja “e jashtëzakonshme” të qëndrojë në ‘Emirates’.
“Pyetje e rëndë”, u përgjigj fillimisht Xhaka kur për pyetur nga gazeta zvicerane ‘Blick’ se cilin lojtarë preferon. “Nëse them Ozil, Alexis do të zemërohet në mua dhe anasjelltas”
“Por, këta dy janë padyshim më të mirët. Ata kanë kualitet të jashtëzakonshëm”
Arsene Wenger shpreson që treshja e Arsenalit të rikthehen nga detyra e tyre me skuadrat kombëtare të rifreskuar para ndeshjes në shtëpi në Premierë Ligë ndaj Manchester Cityt./arbresh.info
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...