Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka refuzuar shansin të transferohet të Manchester United ose Liverpool-i.
United-i kishte nisur diskutimet për transferimin e francezit, të cilin e shihnin si alternativë e Jadon Sancho-s, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Liverpool ishte i interesuar për huazimin e Dembele-s me mundësi blerje, ngase lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp.
Mirëpo, Dembele dëshiron të shpenzojë një tjetër edicion në “Camp Nuo”.

Dembele që nga viti 2017 nuk ka arritur të tregojë kualitetin shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe afatgjatë.
Edicionin e kaluar, 23-vjeçari bëri vetëm nëntë paraqitje, kurse kishte raportime që Barcelona do ta shesë.
Sidoqoftë, trajneri i ri Ronald Koeman thuhet se ka kërkuar qëndrimin e Dembele-s, të cilin e sheh si lojtari adekuat për formacionin startues./arbresh.info.
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës