Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka dhënë përshtypjet e para pas seancës së tij të parë stërvitore me ekipin kombëtar, në prag të ndeshjeve ndaj Britanisë së Madhe.
“Ka qenë shumë mirë që i kam njohur djemtë jashtë, por tani edhe brenda në arenë. Nuk i kemi të gjithë këtu ende – katër lojtarë janë ende rrugës, një vjen sot dhe tre të tjerë nesër. Megjithatë, me ata që ishin të pranishëm, zhvilluam një seancë të mirë stërvitore. Fillimisht u përqendruam në mbrojtje, duke u përpjekur të sqarojmë rregullat dhe sistemin tonë të lojës”.
Sa i përket mungesave dhe ardhjeve të reja, trajneri suedez u shpreh se ato janë pjesë normale e këtij procesi: “Kemi disa lojtarë që nuk do të jenë për këto dy ndeshje. Të tjerët duhet të marrin më shumë përgjegjësi dhe ta mbulojnë zbrazëtinë. Për mua gjithçka është e re, por është kënaqësi të njoh këta djem dhe të fillojmë të ndërtojmë diçka së bashku”.
Ostlund foli edhe për sfidat kundër Britanisë së Madhe, duke paralajmëruar se përballja nuk do të jetë e lehtë: “Britania e Madhe është ekip që lufton shumë. Është përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe do të jetë ndeshje sfiduese. Por nëse gjithçka shkon mirë këto ditë, besoj se kemi shanse të mëdha për fitore.”
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, me objektiv që të nisë epokën e re nën drejtimin e Ostlund me rezultate pozitive.
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën