Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, aktualisht gjendet në Paris të Francës, ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike “Paris2024”.
Osmani në rrjetin social Facebook, ka shkruar se do të jetë në Paris për t’i përkrahur sportistët kosovar të cilët do të garojnë në sporte të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
“Përpara Kosovë! Në përkrahje të sportistëve tanë në çdo hap të garave!” – ka shkruar Osmani në Facebook, ndërsa ka publikuar fotografi me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, të veshur me uniformat zyrtare të sportistëve kosovarë.
Kosova do të paraqitet me nëntë sportistë, ndërsa mbizotëron pjesëmarrja në sportin e xhudos.
Gjatë ditës së sotme është kuptuar gjithashtu se prezent është edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Lexo edhe:
Kurti mori pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik
/Arbresh.info
27 vjet nga Beteja e Koshares
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...