Sulmuesi nigerian Victor Osimhen ka refuzuar transferimin te Al Hilal.
Pavarësisht marrëveshjes së arritur mes Napolit dhe klubit saudit për një tarifë prej 75 milionë euro, Osimhen ka refuzuar kalimin tek Al-Hilal, shkruan Arbresh.info.
Marrëveshja mes klubeve ishte gati, por lojtari vetë ka vendosur të thotë “jo” për kalimin në Saudi Pro League, kanë bërë të ditur mediat në Itali.
Tashmë gara për Osimhenin mbetet e hapur, me Galatasarayn e cila nuk dorëzohet dhe pritet të këmbëngulë për të nënshkruaj në një blerje të plotë të kartonit të nigerianit.
Sulmuesi 26-vjeçar u huazua në sezonin e kaluar tek Galatasaray ku zhvilloi super paraqitje me këtë skuadër, me të cilën arriti t’i shënoj 37 gola dhe dhuroi tetë asistime në 41 ndeshje.
Kujtojmë se Osimhen është një tjetër futbollist me emër, pas Bruno Fernandesit që refuzon Al-Hilalin këtë merkato./Arbresh.info
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë m...
Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...
Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për...