Barcelona ka pësuar humbje ndaj Osasunës në udhëtim me rezultat 4-2 në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll.
Kjo ishte humbja e parë e blaugranasve këtë sezon pasi deri më tani kishin rekord qind për qind të fitoreve.
Vendasit në harkun e dhjetë minutave arritën që të shënojnë dy gola.
Ante Budimir (18′) shënoi për rezultatin 1-0 ndërsa Bryan Zaragoza (28′) realizoi për 2-0.
Në pjesën e dytë Barcelona ia doli ta gjejë rrugën e golit dhe këtë e bëri përmes Pau Victor (53′) për 2-1.
Sidoqoftë, Osasuna iu kundëpërgjigj duke realizuar edhe dy herë të tjera me Ante Budimir (73′) dhe Abel Bretones (85′).
Lamine Yamal e gjeti golin në minutën e 89-të duke shënuar për rezultatin përfundimtar 4-2.
Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në vendin e parë me 21 pikë, por rivali Real Madridi nesër mund ta ngushtojë në vetëm një pikë diferencën me blaugranasit nëse nesër (e diel) fiton derbin ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...