Komisioni i Garave i Vala Superligës ka caktuar orarin e ndeshjeve për javën e 25-të.
Kjo javë nis me ndeshjen derbi të rrafshit të Dukagjinit ku Liria do ta mirëpres Besën të premten në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, për të vazhduar me dy ndeshje të shtunën, derisa tri ballafaqimet e tjera luhen të dielën.
Dy pretendentët më seriozë për titull të kampionit, Drita dhe Prishtina do të luajnë ditën e shtunë.
Gjilanasit do të jenë nikoqir të Flamurtarit të Prishtinës, skuadër e cila i ka marrë dy barazime këtë edicion.
Prishtina do ta luaj derbin e vjetër të futbollit kosovar me Vëllaznimin në qytetin e Pejës.
Të dielën Gjilani do ta luaj derbin rajonal me Vllazninë e Pozhoranit.
Kampioni në fuqi Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Drenicës në ‘Riza Lushta’, ndërsa Feronikeli pret Llapin.
Vala Superliga – Java e 25-të
E premte
Liria – Besa
E shtunë
Drita – Flamurtari
Prishtina – Vëllaznimi
E diel
Gjilani – Vllaznia (P)
Trepça ’89 – Drenica
Feronikeli – Llapi
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...