Operohet Neuer

19:21 | 30 Mars 2017

Portieri i Bayern Munichut i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në këmbë.

Manuel Neuer do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Bayernit në Bundesligë, pas një operimi të lehtë që ka pasur në këmbë.

Portieri ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Gjermanisë, përballë Azerbajxhanit dhe Anglisë, shkaku i këtij lëndimi.

“Manuel Neuer ka kryer me sukses operimin nga Dr Markus Walther të mërkurën në mbrëmje pas një lëndimi që ka pësuar në stërvitje”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Gjermanisë.

“31-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave për dy ndeshjet e ardhshme përballë Augsburgut të shtunën dhe Hoffenheimit të martën”.

Neuer do të kthehet për sfidën e 8 prilli që Bayerni e zhvillon ndaj Borussia Dortmundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara