Operohet me sukses Mevlan Zeka

12:39 | 12 Maj 2021

Sulmuesi i Ballkanit, Mevlan Zeka  është operuar me sukses në dorën e majtë pas lëndimit që kishte marrë në ndeshjen kundër Arbërisë.

Lajmi është bërë nga Ballkani përmes një postimi në Facebook, ku është thënë se ai pritet të kthehet pas 6 jave.

“Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin në krahun e majtë. Lëndimin e pësoi gjatë ndeshjes me Arbërinë ku doli lëndim serioz. Pritet të rikthehet pas 6 javësh në fushën e gjelbër. Shërim të shpejtë Zeka”, ka shkruar Ballkani.

Sulmuesi 26-vjeçar nga Gjakova sivjet ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat. Ka pesë gola të shënuar e dy asistime./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara