Boksieri, Florian Marku është operuar sot (e hënë) në dorën e djathë.
Marku ka thënë se arsyeja kryesore se pse shumicën e rasteve ka goditur më shumë me dorën e majtë është sepse që një kohë të gjatë ka pasur disa lëndime në dorën e djathtë.
Por, boksieri shqiptar e ka konfirmuar se do rikthehet shumë shpejtë dhe më i fortë, transmeton portali arbresh.info.
Ja postimi i tij i plotë: “Faleminderit ZOTIT.Përshëndetje te gjithve Unë thjesht dua t’ju bëj të ditur të gjitheve se unë kam pasur një dëmtim në dorën time të djathtë prej shumë vite dhe siç keni parë nga luftimet e mia unë kam përdorur vetëm dorën time të majtë shum sidomos në luftën time të fundit. Sot bëra një operacion të vogël në dorën time për të korrigjuar problemin dhe tani e tutje do të jem në gjendje të përdorë të dyja duart. Unë u premtoj të gjithëve fansave të mi se do të kthehem më mirë dhe më i fortë se kurrë më parë ,shumë shpejt”, njoftoi Marku./arbresh.info.
https://www.facebook.com/markuflorian.1/photos/a.1420453178171405/2552634621619916/?type=3&theater
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...