Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të mungojë gjatë muaj, pasi u operua në kofshe të martën.
Përfaqësuesi francez ishte në binarë për t’u rikthyer nga një lëndim tjetër në kofshe kur e tërhoqi muskulin përsëri në një seancë stërvitore javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.
22-vjeçari i ka pësuar disa lëndime – në të dy këmbët – që prej se iu bashkua Barcelonës nga Dortmundi në vitin 2017.
Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje të plota këtë sezon, duke munguar në plot 63 të tjera në të gjitha garat për Barçën si pasojë e lëndimeve.
Dembele, anëtar i ekipit fitues të Kupës së Botës me Francën, pritet të mungojë edhe në Kampionatin Evropian 2020 këtë verë.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...