Llapi assesi të bëhet rehat me futbollistë. Menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtor ata kanë filluar me “operacionin fshesa”.
Klubi llapjan ka njoftuar largimin e tre futbollistëve brenda një ore, shkruan Arbresh.info.
Januz Miftari, Xheis Rushiti dhe Kushtrim Shabani janë tre futbollistët e parë të larguar zyrtarisht nga klubi.
Kjo listë pritet të zgjerohet edhe më shumë gjatë orëve apo ditëve në vazhdim.
Llapi nuk e ka nisur fare mirë këtë gjysmëstinor, pasi ka arritur të grumbulloj vetëm 21 pikë pas 18 ndeshjeve, dhe renditen në pozitën e shtatë në tabelë./Arbresh.info
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...