Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud nuk do të shkojë në Kinë, të paktën jo tani.
Bazuar në një raport nga gazeta franceze L’Equipe, sulmuesit Olivier Giroud i është ofruar një kontratë madhështore nga skuadra kineze Dalian Yifang, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari do të fitonte 167 mijë funta në javë në rast se pranon kalimin në Kinë.
Por, Giroud është i vendosur për qëndrim në një ligë shumë më kompetitive.
32-vjeçari pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës ndërkohë që rikthimi në Francë është duke u vlerësuar si i mundshëm.
Giroud ka fituar Kampionatin Botëror me kombëtaren e Francës gjatë verës, por ka pasur probleme për të gjetur kohë në fushë te Chelsea nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...