Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud raportohet se i është nënshtruar një testi mjekësor te Chelsea pasi dy klubet kanë rënë dakord për tarifën prej 18 milionë funta për transferim.
“Topçinjtë” finalizuan transferimin e tyre rekord duke nënshkruar me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang pasditen e sotme (e mërkurë) për t’i hapur dyer Giroud që të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea ishte fillimisht i interesuar për të nënshkruar në formë huazimi me 31-vjeçarin, por ‘Evening Standard’ raporton tani që ata kanë rënë dakord për një marrëveshje të përhershme prej 18 milionë funta.
Arsenali është detyruar të zvogëlojë çmimin origjinal prej 35 milionë funta në mënyrë për të mos prishur marrëveshjen që përfshinte treshen Aubameyang – Giroud – Michy Batshuayi.
Arritja e Giroud në Stamford Bridge do t’i lejonte Batshuayit t’i bashkohet Dortmundit si zëvendësues i Aubameyangit./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë