Zyrtari korrektues Alban Haziri shpallet ndër sportistët më të dalluar në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme ai është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, për ta uruar për suksesin e tij të fundit sportiv, ku është shpallur ndër sportistët më të dalluar në vend.
Gjatë takimit u vlerësuan angazhimi profesional dhe arritjet sportive të Hazirit, të cilat përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze vendin dhe rrjedhimisht edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Në shenjë nderimi, Haziri i dhuroi Drejtorit Dibrani një fanellë, ndërsa drejtori i dhuroi një medalje dhe mirënjohjeje, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën sportive.
Alban Haziri është shpallur dy vite me radhë hendbollisti i vitit në Kosovë, një vlerësim që pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e tij si në detyrë ashtu edhe në sport.
Përveç punës si oficer korrektues, ai është edhe përfaqësues i rregullt i Kombëtares së Kosovës në hendboll, ku vazhdimisht ka treguar nivel të lartë sportiv dhe profesional.
Në nivel klubesh, Haziri ka arritur suksese të rëndësishme, duke u shpallur Kampion i Kosovës dy vite radhazi, në vitet 2024 dhe 2025, si dhe fitues i Kupës së Kosovës.
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës