Oferta e fundit që thuhet se Barcelona i ka ofruar Kessie është joshëse për lojtarin.
Barcelona po planifikojnë të përforcojnë skuadrën e tyre dhe një nga objektivat është edhe mesfushori i Milanit, Franck Kessie.
Kontrata e lojtarit nga Bregu i Fildishtë i skadon në verë dhe është i lirë të flas me ekipe të tjera, transmeton lajmi.net.
Barcelona ka tentuar të arrijnë marrëveshje prej muajsh dhe nuk e kishin arritur, por tani thuhet se ata kanë rritur ofertën për pagën e tij.
Propozimi i fundit është rreth 6.5 milionë euro në vit dhe Kessie duket i kënaqur. Tashmë pritet transferimi i tij në Camp Nou gjatë verës.
Kessie po cilësohet si një mesfushor ndryshe nga ata që janë te Barca dhe ardhja e tij do e ndihmonte shumë Xavin./Lajmi.net/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...