Willian drejt largimit nga Chelsea dhe transferimit te Barcelona.
Barcellona synon Willian, por kërkesa e Chelsea për të lënë të lirë futbollistin konsiderohet shumë e lartë nga “blaugranat”.
Për kartonin e brazilianit, “blutë” e Londrës kërkojnë 80 milionë Euro.
Për t’iu afruar shumës së kërkuar nga klubi anglez, spanjollët po vlerësojnë mundësinë e përfshirjes në tratativë të lojtarëve, të cilët nuk konsiderohen primarë për projektin e trajnerit Ernesto Valverde për të ardhmen, transmeton “SS”.
Lojtarët që pritet t’i ofrohen Cheslea në shkëmbim të Willian janë Andre Gomes, Paulinho dhe Rafinha, që sezonin e kaluar luajti i huazuar tek Interi.
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...
Haradinaj ndan momente nga dasma: Urime martesën Luani i Shk...