Martin Odegaard ishte vetëm 16 vjeç kur u ble nga Real Madrid. Norvegjezi u aktivizua për dy vite me ekipin Castilla të “Los Blancos”. Më pas huazimet në Eredivisie (Heerenveen, Vitesse) dhe te Real Sociedad.
Në janarin e vitit 2021 u huazua tek Arsenali në Premier League, me Gunners që e blenë përfundimisht nga Reali për 35 mln euro në verën e atij viti
Mesfushori është kthyer në liderin e skuadrës londineze, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit. Tek Arsenali ndihet shumë mirë dhe vendimin për t’u transferuar përfundimisht në Emirates e cilëson si më të mirin.
Por eksperiencën në Spanjë e cilëson fantastike dhe të nevojshme. Pasi te Reali u rrit shumë si futbollist dhe njeri.
“Periudha e kaluar te Reali ishte e bukur, edhe pse dikush mund të mendojë ndryshe. Kam mësuar shumë, u poqa dhe maturova, dhe pata mundësinë të stërvitesha me disa nga lojtarët më të mirë në botë.
Por, në fund, largimi nga Reali ishte vendimi më i mirë për mua, pasi doja të luaja më shumë dhe doja të rritesha edhe më tepër si futbollist.
Sigurisht që jam zbavitur te Reali. Ndoshta erdhi shumë shpejt rasti të isha pjesë e Realit, por ishte një përvojë e mrekullueshme”, u shpreh 24-vjeçari viking, kapiten tek Arsenali dhe kombëtarja norvegjeze./ss
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...