Kontrata e Martin Odegaard me Arsenalin nuk përfshin një klauzolë rikthimi te Real Madridi.
Kështu thotë eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, që ka ofruar detaje në lidhje me marrëveshjen.
Raportimet sugjeruan se Los Blancos kanë refuzuar fillimisht lojtarin e Arsenalit.
Megjithatë, Fabrizio Romano: “Real Madrid nuk ka asnjë klauzolë kthimi për Martin Odegaard. Ai është i dashuruar me projektin e Arsenalit”.
“#AFC ishte kryevepra e drejtorit të klubit Edu në vitin 2021. Real Madridi nuk donte ta shiste Martinin në qershor/korrik, Arsenali priste, derisa të merrte dritën jeshile për më pak se 40 milionë euro”, ka vazhduar Romano.
Odegaard tani është edhe kapiten i Arsenalit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadër dhe largimi i tij nga The Gunners nuk pritet të ndodhë edhe kërdisa vite. /Telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër